Miroslav Lajçak pas takimit me Kryeministrin Albin Kurti dhe ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier e ka përsëritur qëndrimin se “marrëveshja për Asociacionin, duhet të zbatohet”, shkruan Fol Drejt.
Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi ka thënë se arsyeja e ardhjes së tij në Kosovë është çështja e planit evropian si dhe Asociacioni.
“Janë përmendur edhe kushtet e Kurtit, për ne e rëndësishme është që të bëhen marrëveshje, për normalizim të raporteve”, tha Lajcak.
Ai shtoi se vizitën e tij do ta vazhdojë edhe në Beograd sonte.
Sipas tij, kjo është vizita e 10-të që nga shtatori në Kosovë./FolDrejt/