Në samitin Ballkani i Hapur, mbajtur dje në Ohër, janë realizuar disa marrëveshje midis shteteve ballkanike pjesëmarrëse që kanë për qëllim ndërkomunikimin e progresivitetin politik, social e kulturor.
Ndër marrëveshjet e arritura si kryesore do përmendur edhe nënshkrimi i marrëveshjes për qarkullimin e lirë midis Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë e cila edhe ka nxitë reagime nga organet kulturore e politike të Kosovës. Pakënaqësinë ndaj kësaj marrëveshjeje, të cilën e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti, e ka shfaqë edhe Kryetari i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Edon Zeneli, duke reaguar në llogarinë e tij personale në Facebook: “U vendosin taksë 6% botimeve të Kosovës që hyjnë në Shqipëri ama nënshkruajnë marrëveshje me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut për qarkullim të lirë. Gabim, shumë gabim.”transmeton Fol Drejt.
Postimi i plotë i ministres së Kulturës së Shqipërisë:
Open Balkan Opens Culture do të thotë bashkëpunim rajonal #kulturor që synon forcimin e dialogut, shkëmbimit kulturor dhe krijimin e një tregu të përbashkët ballkanik si artistik ashtu edhe të industrive krijuese.
Elementi kulturor në Open Balkan nuk është shtesë estetike por themeli mbi të cilin duhet të ngrihet ndërtesa e bukur e kësaj nisme rajonale. Sot më shumë se kurrë, teksa bota po përjeton trazira që rrezikojnë rendin aktual jo vetëm të sigurisë, por të ekonomisë, ne duhet të tregojmë se jemi në nivelin e sfidave me të cilat përballemi, se integrimi në Europë kalon nga integrimi në vete si të ndryshëm por të barabartë para historisë dhe gjeneratave që pasojnë. /FolDrejt/