Komiteti legjislativ i Dhomës së Përfaqësuesve mbështeti propozimin për heqjen e përkohshme të kufirit që SHBA mund të marrë hua dhe ai do të votohet sot në dhomën e ulët të Kongresit amerikan.
Projektligji të martën u mbështet nga shtatë anëtarë të komisionit, ndërsa gjashtë ishin kundër, në komisionin në të cilin shumica e republikanëve, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Anëtarët e krahut të djathtë të Partisë Republikane kanë njoftuar më parë se kundërshtojnë një propozim dypartiak për të rritur kufirin e borxhit nga 31.4 trilion dollarë aktual, pasi skadon afati pas të cilit qeverisë amerikane mund t’i mbeten pa para për të përmbushur detyrimet e saj./FolDrejt/