Marrëveshja mes Libisë dhe Turqisë për Detin Mesdhe ka qenë e paraparë të kryhet nga Turqia prej shumë dekadash, kurse tashmë, me mbështetje të gjithë forcave politike, ajo kaloi në parlamentin e Ankarasë, informon foldrejt.com.
Kjo marrëveshje është kundërshtuar ashpër nga Egjipti, Izraeli, Qiproja greke dhe Greqia. Arsyeja për gjithë këtë kundërshtim është roli direkt i Turqisë në lojën e madhe gjeopolitike të energjisë dhe bllokimi i lidhjes detare mes Izraelit dhe Greqisë. Sipas marrëveshjes, gjithë ujërat e mesdheut në juglindje të Kretës i takojnë Turqisë dhe Libisë, që për të kaluar andej duhet leje e posaçme nga këto dy vende./Foldrejt.com