Rreth 4 mijë persona në Holandë marshuan 40 kilometra në mbështetje të refugjatëve.
Në marshimin mbështetës “Nata e Refugjatëve” të organizuar për të 13-tën herë këtë vit nga Fondacioni i Refugjatëve, morën pjesë 4 mijë persona të cilët ecën 40 kilometra dhe grumbulluan gjithsej 1.140.070 euro, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Marshimi filloi në orën 00:00 me kohën lokale në qytetet Rotterdam, Amsterdam, Utrecht, Nijmegen, Den Haag dhe Tilburg dhe përfundoi rreth orës 09:00.
Me marshimin 40 ilometra, u synua të tërhiqet vëmendja për distancat e gjata që refugjatët kanë përshkuar në ëndrrën e tyre për të gjetur një jetë të re.
Tineke de Vries, e cila ka ardhur në Rotterdam për marshimin, në një deklaratë për AA tha se ka marrë pjesë në ecje për të mbështetur sadopak financiarisht dhe shpirtërisht refugjatët.
“Marr pjesë për herë të parë në marshimin mbështetës. Problemi i refugjatëve sa vjen e rritet dhe kjo është një dramë e madhe për njerëzimin. Në televizion shohim pamje të tmerrshme. Dhe tani ky problem filloi në Ukrainë”, tha De Vries./FolDrejt/