Nën patronatin e presidentes së Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe me moton “Ec me mua, çdo hap numërohet”, kryetarja e shtetit, familjarë, shoqata dhe përfaqësues të institucioneve kanë marshuar në Ditën Botërore të Autizmit.
Marshi ka filluar nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë për të vazhduar deri në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Autizmi është një çrregullim kompleks që prek hapësira të shumëfishta të zhvillimit duke përfshirë ndërveprimin social, komunikimin verbal dhe joverbal, imagjinatën, sjelljet dhe interesat.
Simptomat e këtij çrregullimi shfaqen shpejt në jetë, ndonjëherë në foshnjëri, por përgjithësisht përpara moshës 3-vjeç.