Politika kosovare do jetë sërish në (s)provën e madhe këtë javë nëse do t’i japë udhë apo jo martesave të së njëjtës gjini, duke ndëhyrë kështu në Kodin e Familjes.
Pasi muaj më parë Kuvendi do rrëzonte një inisiativë ligjore për këtë, tashmë do jetë prova e dytë.
LGBT, komuniteti gjithsesi pakicë, në rrafsh global apo lokal, kudo që të shfaqet, është e qartë tashmë që zotëron një forcë okulte të frikshme për t’iu imponuar shumicës në çdo lloj shoqërie ku shfaqet dhe jo thjesht nga pikëpamja numerike.
Në Kosovën e një tradite të pastër shoqërore e familjare, me elementë të fortë konsvervatorë, me bazë dhe në shtratin e fortë fetar, ajo që deri dje ka qenë e paimagjinueshme, tashmë është bërë normalitet. Normalitet në këtë rast është inormaliteti i frikshëm i tendencës imponuese e komunitetit LGBT për të çuar axhendën e tyre deri në fund. Për këtë, edhe pse një gusht njerëzish, të cilët e kanë në sinkron të plotë devijimin seksual me atë moral dhe mental, ata kanë dhe përkrahjen e aktorëve të fortë diplomatikë në Prishtinë, si dhe të asaj pjese të shoqërisë civile pa pikë shkëlqimi, për të mos thënë “pa din e pa iman”.
Gjithsesi, Kosova e kaloi me sukses provën e para disa muajve, por tani po vjen sërish ai moment, me një tjetër tentativë për t’i kaluar martesat me dy gjini.
Dhe ky ëshë rasti për t’u futur një tjetër inisiativë parlamentare, por jo ne rrafshi e njejt si martesat sojsëze, por si e drejt legjitime (njerzore) ajo e lejimit të poligamisë. Poligamia nuk është as devijim seksual, as turp, sigurisht dhe jo ndonjë krenari, siç këtë të fundit ia shenjojnë vetes absurdisht LGBT. Poligamia mund të jetë dhe trill në raste të veçanta, por normalisht nuk është i tillë, as më pak i çmendur, nuk është gjithashtu as lapërdhari e as tradhëti bashkëshortore. Në rrethana specifike, poligamia u jep zgjidhje jetëve ta pafata femërore, duke iu ofruar atyre jetë bashkëshortore dhe familjare, si dhe fëmijë me atësi të qartë. Edhe pse pa bazë ligjore, ekzitojnë me dhjetra raste të poligamisë, edhe në shoqërinë shqiptare, ku një burrë ka më shumë se një grua dhe jeta e tij apo e atyre shkon për bukuri. Janë aq normalë sa nuk u shkon mendja të dalin në rrugë për të bërë shfaqje që t’i sjellin zorët te goja. Dhe kjo është një diferencë shumë kuptimplote mes këtyre dhe atyre.
Në Kosovë, aktorë të ndryshëm, politikë apo jopolitikë, me impakt publik, janë për këtë inisiativë, që poligamia të lejohet ligjërisht, duke qenë se ekziston dhe praktikisht.
Kështu, me martesat e së njëjtës gjini, le të çohet për votim edhe poligamia.
Tek e fundit, nëse të parat kërkohet të ligjërohen në emër të të drejtave të njeriut, e njëjta gjë vlen dhe për të dytën. /tesheshi.com/