Më falni diçka që më kënaq
si puthja e nanës në ballë;
më gëzoni nji herë
si gëzohet gjethi i njomë në puhí,
më shikoni si hana nepër rremba
e kam me u falë gjithçka:
mordjen do të puthi ndër buzët e ngrime
dhe në zgavrat e synit të saj
do të derdhi lot.
Avitu, njeri!
Nga palci i urrejtjes dëshiroj me dalë
si bima prej fare në pranverë./FolDrejt/