Anësori i Arsenalit dhe Brazilit, Gabriel Martinelli do të rinovojë kontratën me Topçinjtë në një marrëveshje që do ta bëjë atë të kalojë nga 70,000 funte në javë, në 200,000 funte në javë, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Martinelli ka qenë mbresëlënës për Arsenalin këtë sezon, duke i ndihmuar ata të kryesojnë tabelën e ligës para pushimit të Kupës së Botës. Me skadimin e kontratës së tij në vitin 2024, kishte shqetësime që ai mund të largohej, por tani duket se ato i takojnë të kaluarës. /FolDrejt/