Gabriel Martinelli këmbëngul se ai “thjesht duhet të marrë një stilolaps” për të nënshkruar një kontratë të re me Arsenalin – pavarësisht interesimit nga Real Madrid dhe Chelsea, shkruan The Sun, përcjell Fol Drejt.
Anësori brazilian është në bisedime për të vazhduar marrëveshjen e tij aktuale përtej vitit 2024 dhe është “shumë i lumtur” me liderin e Premier League.
Gunners duan të ndërtojnë ekipin konkurues të Mikel Arteta-s rreth yjeve si Martinelli dhe Bukayo Saka, të dy këta vetëm 21 vjeç.
Dhe ata janë të sigurtë që të dy do të bien dakord për kontrata të reja afatgjata.
Arsenali tashmë ka opsionin për të zgjatur marrëveshjen e Martinellit për dy vjet të tjera deri në vitin 2026.
Por me formën e Martinellit që tërheq vëmendjen e skuadrave të mëdha nëpër Evropë, ata duan ta lidhin atë për klubi për një periudhë më të gjatë.
Dhe ai tha: “Jam shumë i lumtur në Arsenal. E kam thënë shumë herë. Ky është klubi im. Më pëlqen të jem këtu, e dua qytetin, e dua klubin. Më pëlqen gjithçka rreth Arsenalit, kështu që dua të qëndroj. Më duhet vetëm të marr një stilolaps”.
Formacioni iTopçinjve ka të ngjarë të ndryshojë shumë për ndeshjen e fundit të grupeve të Europa League që zhvillohet sonte në Emirates Stadium ndaj Cyrihut.
Por ata duhet të fitojnë për të konfirmuar vendin e parë në grup në ndeshjen ndaj ekipit zviceran që është në vendin e fundit.
Martinelli synon të luajë sa më shumë që të jetë e mundur në të gjitha garat – veçanërisht pasi ai, ashtu si shokët e tij të skuadrës në Arsenal, janë në ankth për të siguruqar një vend në kombëtaret e tyre pë të udhëtuar në Katar.
Ai tha: “Ne flasim shumë për këtë. Sigurisht që të gjithë ne duam të jemi aty në skuadër dhe të luajmë në Kupën e Botës.
Gjithçka që mund të bëjmë është të punojmë shumë këtu në Arsenal dhe të bëjmë më të mirën për të qenë në listë”. /FolDrejt/