Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez thotë se skuadra e tij vuajti gjatë fitores së tyre emocionuese kundër Francës, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Nuk mund të kishte pasur një Kupë Bote që unë ta kisha ëndërruar kështu”, u tha Martinez gazetarëve.
“Ishte një ndeshje shumë e komplikuar, ata u rikthyen për të barazuar lojën, por ishte fati ynë që të vuanim”, shtoi 30-vjeçari.
“Gjithçka që kam ëndërruar është arritur. Nuk kam fjalë për këtë. Isha i qetë gjatë gjuajtjes së penalltive dhe gjithçka shkoi ashtu siç donim”. /FolDrejt/