Trajneri i kombëtares së Portugalisë, Roberto Martinez, thotë se Cristiano Ronaldo mbetet pjesë e planeve të tij.
Në fitoren 6:0 ndaj Luksemburgut në startin e kualifikimeve për EURO, Ronaldo shënoi dy gola dhe me 198 ndeshje u bë rekordmeni për numrin e paraqitjeve për kombëtaren.
“Cristiano është një lojtar unik në botë, me numrin më të madh të paraqitjeve për kombëtaren”. Përvoja që ai ka është shumë e rëndësishme në dhomën e zhveshjes. Të gjithë lojtarët kanë një rol të rëndësishëm – të rinjtë për shkak të vullnetit dhe motivimit të tyre, dhe Cristiano, Rui Patricio dhe Bernardo Silva sjellin përvojë. Është e rëndësishme të kemi një dhomë të plotë të zhveshjes”, tha Martinez, skuadra e të cilit më parë mundi Lihtenshtajnin 4:0.
Do të shohim nëse Ronaldo do të jetë i rregullt në formacion në moshën 38-vjeçare apo do të ketë një rol disi të reduktuar.
Portugalia ndeshjen e radhës në kualifikuese do ta luajë më 17 qershor kundër Bosnjës dhe Hercegovinës në shtëpi, transmeton Fol Drejt.