Qeveria franceze ka lajmëruar të mërkurën se veprat e artit francez të huazuara në Muzeun e Kremlinit në Moskë do të tërhiqen nga ekspozita “The Duel” dhe do të riatdhesohen.
Gjithsej pesëmbëdhjetë vepra arti franceze, të huazuara nga muzeu i Luvrit, Kështjella e Versajës dhe Biblioteka Kombëtare Franceze do të hiqen, duke e bërë kulturën një tjetër “viktimë” të përkeqësimit të marrëdhënieve midis Francës dhe Rusisë në mes të luftës së vazhdueshme në Ukrainë.
Veprat e artit të dorëzuara në muzeun e Kremlinit në shkurt do të riatdhesohen keto dite. Ndërkohë, ato janë depozituar në ambasadën franceze në Moskë, transmeton Fol Drejt.
Muzeu Grévin në Paris, tërhoqi statujën e presidentit rus Vladimir Putin më 1 mars, sepse ajo ishte bërë objektiv i disa sulmeve, shkruajne mediat francezer.
Vendet anëtare të BE-së, Austria dhe Spanja gjithashtu tërhoqën veprat e tyre të dërguara në muzeun e famshëm rus, pas takimit jozyrtar të ministrave të kulturës të BE-së në Angers ne 7-8 mars. Britania e Madhe ka bërë të njëjtën gjë./FolDrejt/