Detaje të reja janë zbardhur nga atentati në Durrës, ku mbetën të vrarë tre persona.
Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se drejt automjetit në mbikalimin e Fushë-Krujës është qëlluam me breshëri automatiku dhe janë zbrazur 50 plumba, duke vrarë tre personat që ishin brenda.
Sipas informacioneve paraprake viktimat kanë janë shoferi dhe dy pasagjerët.
Ndërkohë e gjithë rruga në mbikalimin e Fushë-Krujës është bllokuar.
Sipas informacioneve të deritanishme dyshohet se një makinë ka ndaluar në rrugën e mbikalimit dhe i ka dalë makinë ku është bërë atentati me automatik.
Autorët kanë zbrazur 50 plumba mbi makinë./abcnews