Sipas BBC-së një person i armatosur ka vrarë 10 persona në një supermarket Walmart në Chesapeake, në shtetin amerikan të Virxhinias, transmeton Fol Drejt.
Një burrë që besohet të jetë menaxheri i dyqanit, hapi zjarr ndaj klientëve, e më pas ktheu armën kundër vetes, duke u vetëvrarë.
Qyteti i Chesapeake shkroi në Twitter: “Policia konfirmon një incident aktiv të të shtënave me viktima në Walmart”.
Ka pak detaje, por një oficer policie foli për jo më shumë se 10 persona të vrarë dhe shumë të plagosur. Nuk dihen ende motivet e kësaj masakre.
Senatorja e shtetit të Virxhinias, Louise Lucas tha se asaj “i ishte thyer zemra” nga ajo që ajo e përshkroi si “të shtënat masive të fundit në Amerikë”.
Ajo shtoi në Twitter: “Nuk do të pushoj derisa të gjejmë zgjidhjet për t’i dhënë fund kësaj epidemie të dhunës me armë në vendin tonë”./FolDrejt/