Rifat Latifi, Ministër i Shëndetësisë, gjatë seancës së sotme tha se të gjitha vendimet për masat vijnë pas diskutimeve me ekspertë shëndetësorë.
“Natyrisht se çdo ditë e vlerësojmë këtë dhe do t’i marrim masat konform këtyre zhvillimeve. COVID-i është gjithë andej”, tha Ministri Latifi.
Ajo që e dallon Kosovën nga vendet tjera është numri i madh i testeve, vendi i dytë në rajon pas Sllovenisë.
Ministri i Shëndetësisë po ashtu tha se sipas trendit aktual shihet se Kosova ka shumë më pak raste të vdekjes se vendet tjera.
“Mesatarja javore deri më tash 0.5 raste në 1 milion banorë me vdekje”, tha ai.
Latifi po ashtu theksoi se sipas të dhënave të djeshme janë 130 mjekë dhe 160 infermierë të infektuar me coronavirus. /FolDrejt/