Masat e reja lehtësuese anti-COVID hyjnë në fuqi nga dita e sotme (23 tetor).
Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Masat e reja lehtësuese hyjnë në fuqi nga dita e sotme”, tha ai.
Me vendimin e ri të Qeverisë është zgjatur orari i lëvizjes për qytetarë deri në ora 24:00, kurse nga ora 24:00 deri në ora 05:00 vlen ora policore, transmeton Telegrafi, përcjell FolDrejt.com.
Gjithashtu, lehtësime ka pasur edhe për sektorin e gastronomisë, të cilët lejohen të punojnë deri në ora 23:00.
Në vendim thuhet se maskat mbesin obligative për qytetarët e Kosovës.
“Në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ministritë e linjës, palët e interesit dhe ekspertët përkatës u miratua vendimi i ri për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19”, thuhet në vendimin e Qeverisë.