Në komunën e Prizrenit me datë 09.04.2022 në ora 19:20 është raportuar një rast se djali e ka rrahur nënën e tij.
Pasi e kishte kanosur me thikë, ai e ka sulmuar fizikisht nënën e tij, e cila më vonë ka pranuar tretman mjekësor.
Rasti është cilësuar nga policia si “Dhunë në familje”, ndërsa djali (i dyshuari) është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, përcjell FolDrejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti fillimisht kishte kanosur me një thikë, e më pas e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare-nënën e tij. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton FolDrejt.