Në fshatin Bistricë të Leposaviqit mashkulli serb ka kaluar ilegalisht me veturë kufirin Serbi – Kosovë.
Ai me vendim të prokurorit është liruar, njofton policia.
“Policia gjatë kontrollit ka takuar të dyshuarin mashkull serb, i cili me automjetin e tij kishte kaluar ilegalisht kufirin Serbi – Republika e Kosovë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.