Në rrugën Rrahim Beqiri në qytetin e Prishtinës me 25.03.2022 rreth orës 22:45 është raportuar një rast në Prishtinë, ku viktimën mashkull e kanë sulmuar me thikë tre të panjohur.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse rasti është duke u hetuar, transmeton FolDrejt.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një konflikti verbal dhe fizik me tre te dyshuar meshkuj të pa njohur është therur me një mjet të mprehtë –thikë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.