Një mashkull në Prishtinë ka raportuar një rast në polici se i është pamundësuar qasja në profilin e tij në Facebook.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, kurse rasti duke u hetuar nga njësitë relevante.
“Prishtinë, 21.03.2022-09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga data 14.03.2022 i është pamundësuar qasja në faqen e rrjetit social Facebook dhe në të janë postuar fotografi. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në raportin 24 orësh, përcjell FolDrejt.