Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka hapur thirrje për rekrutimin e ekspertëve kompetentë dhe të pavarur për t’u bërë pjesë e ekipeve të ekspertëve për procesin e rishikimit të cilësisë së teksteve shkollore.
Detyra e Ekipeve për Rishikim, përfshinë analizë profesionale të bazuar në metodologji dhe kritere të mirëpërcaktuara për rishikim të teksteve shkollore për lëndët Gjuhë Shqipe dhe Matematikë për klasat 1 deri në 9, përcjell Fol Drejt.
Ekipet e ekspertëve për këto lëndë do të kenë në përbërje ekspertë me profil dhe përgjegjësi si në vijim:
- Ekspert Senior: (Gjuhë Shqipe, Matematikë);
- Ekspert Junior: (Gjuhë Shqipe, Matematikë);
- Ekspert Junior: Pedagog/ Psikolog;
- Ekspert Junior: Specialistë për barazi gjinore.
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre dhe dëshmi për kërkesat specifike të pozitës, jo më larg se më 8 maj 2023, në ora 16:00, në formë elektronike.
Për më shumë informacione klikoni KËTU./FolDrejt/