Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur konkurs për pranimin e 21 inspektorëve të fushave të ndryshme.
Këtë e ka bërë të ditur ministrja Arbërie Nagavci, përmes një postimi në Facebook, ku shtoi se afati për aplikim do të jetë i hapur deri më 5 qershor.
“Deri tash, Inspektorati i arsimit ka funksionuar me vetëm 30 inspektorë të cilët mbulojnë tërë Republikën e Kosovës. Fokusi ynë si Ministri është që rekrutimi të bëhet sipas 7 fushave të kurrikulës arsimore, duke plotësuar vendet e lira me kuadrin që e kemi në mungesë. Inkurajoj të gjithë të interesuarit që të aplikojnë në këtë konkurs”, ka shkruar Nagavci, shkruan Klankosova.tv, përcjell Fol Drejt.
Në linkun e mëposhtëm i gjeni detajet e këtij konkursi.