Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

MAShTI miraton tekst shkollor me autorë plagjiatorë – reagon ADMOVERE

3 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE, LAJME
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Pas publikimit të një vendimi të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), nëpërmjet të cilit janë bërë të ditur titujt e teksteve shkollore të miratuara nga ky institucion, ka reaguar organizata joqeveritare ADMOVERE, shkruan Fol Drejt.

Kjo, për shkak se autorët e një teksti të përfshirë në këtë listë, janë disa plagjiatorë, tashmë të identifikuar.

Organizata, me këtë rast, shpreh indinjatën më të thellë, duke e cilësuar si të paarsyeshëm e të pavend këtë vendim, ndërsa thekson se: “tekstet shkollore nuk duhen parë si një mundësi për rehabilitimin e plagjiatorëve!”

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Ky është reagimi i plotë:

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) miraton tekst shkollor me autorë plagjiatorë

Organizata ADMOVERE ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), nëpërmjet të cilit janë bërë të ditur tekstet shkollore miratuar edhe një tekst shkollor me autorë plagjiatorë.

Më 26 maj 2022, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) publikoi vendimin me numër të referencës 01/B 1161, «Lista përfundimtare e teksteve shkollore për klasat 4 dhe 9», në të cilin «prezantohen vlerësimet e dorëshkrimeve sipas recensentëve për secilën klasë dhe lëndë». Sipas këtij vendimi, për lëndën Edukatë Qytetare për klasën e IX komisioni recensues i ka vlerësuar katër (4) tekste, si vijon: tekstin e Shtëpisë Botuese «Dukagjini» me 2.17 pikë, tekstin e Shtëpisë Botuese «Libri Shkollor» me 2.14 pikë, tekstin e Shtëpisë Botuese «Albas» me 3.57 pikë dhe tekstin e Shtëpisë Botuese «Irisoft» me 3.24 pikë. Në tekstin shkollor «Edukatë Qytetare 9» të Shtëpisë Botuese «Irisoft», autorë të të cilit janë Alba Kreka, Selim Bezeraj dhe Bujar Dugolli, shënohet se teksti është «miratuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit»

(https://drive.google.com/file/d/1wy58bsEQh_Ep0Ih8ILpsZGGZ8-2dq5Sl/view)

Dy bashkautorët e këtij teksti, Bezeraj dhe Dugolli tanimë janë të njohur për publikun si plagjiatorë të dëshmuar.

Në vitin 2018 ADMOVERE publikoi raportin me titull «Stafi akademik i UP-së: studimet, angazhimet tjera, plagjiaturat, vlerësimet dhe përpjesa staf-studentë», në të cilin prezentoi 16 plagjiaturat e stafit akademik të UP-së, të prezentuara ndër vite nëpër media. Rasti i Selim Bezerajt, prezentohet në këtë raport si vijon:

«Në korrik 2016, Gazeta «Jeta në Kosovë» raportoi se Shefi i Departamentit të Historisë në Fakultetin e Filozofisë, Selim Bezeraj, disertacionin e Doktoraturës «Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914», të mbrojtur në Universitetin e Tiranës më 2014, si dhe punimin «Gjendja sociale në Shqipëri gjatë sundimit të princit Wilhelm Wied sipas udhëtarit gjerman», të dorëzuar për botim më 2015 në revistën akademike gjermane «Zeitschrift für Balkanologie», i ka kopjuar nga tema e magjistraturës e Adam Christian-it në Universitetin e Vjenës. Menjëherë pas këtij raportimi, ish-rektori Ramadan Zejnullahu me një letër zyrtare u kërkoi profesor Bezerajt dhe dekanit të Fakultetit të Filozofisë, Bujar Dugollit, «sqarim të plotë me shkrim». Revista akademike gjermane, pasi e zbuloi hilen, nuk ia publikoi Bezerajt punimin e dorëzuar, të cilin synonte ta shfrytëzonte me rastin e hapjes së konkursit për avancime akademike në UP. Rektorati i Universitetit të Tiranës thotë se «ka filluar hapat e parë procedurialë» për tezën e doktoraturës së Bezerajt. Çështja shkon edhe te Këshilli i Etikës në UP, por Kryesuesja, Myzafere Limani, thotë se nuk ka mundësi të ndërmarrë veprime pa aprovimin e rregulloreve relevante përkatëse nga Senati dhe Këshilli Drejtues» (https://admovere.org/wp-content/uploads/2022/06/2.-Stafi-akademik-i-UP-se.pdf).

Ndërkaq, sa i takon rastit të Bujar Dugollit, më 1 tetor 2021, Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) dorëzoi në Këshillin e Etikës të Universitetit të Prishtinës prova përfundimtare mbi plagjiaturën e dy profesorëve: Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati. Pas 6 muajsh, më 10 mars 2022, Këshilli i Etikës, në përgjigjen zyrtare për ORCA-n thotë se ka vendosur që këtë çështje ta administroj përmes ekspertizës profesionale. Pas kësaj përgjigjeje, ORCA ia dërgon të gjitha provat dhe dëshmitë e plagjiaturës revistës botuese të punimit. Në përgjigjen për ORCA-n revista konstaton dhe verifikon plagjiaturën e punimit të profesorëve Dugolli dhe Kastrati dhe menjëherë e largon punimin nga revista, duke shtuar se «politikat e revistës nuk e lejojnë plagjiaturën në asnjë formë». Me të marrë këtë përgjigje nga revista, ORCA i është drejtuar edhe njëherë Këshilli të Etikës të Universitetit të Prishtinës, duke paraqitur prova shtesë për plagjiaturën, me ç’rast e ka plotësuar denoncimin fillestar. Me 6 qershor 2022, Këshilli i Etikës ka konstatuar përfundimisht se punimi i paraqitur nga profesorët Dugolli dhe Kastrati ka përmbajtje të theksuar të plagjiaturës dhe si rrjedhojë i ka shkelur të gjitha standardet e ndershmërisë akademike dhe kredibilitetit në publikime shkencore» (http://orca-ks.org/sq/shpallen-plagjiatore-bujar-dugolli-dhe-ardian-kastrati/)

Duke i pasur parasysh faktet e sipërpërmendura, ADMOVERE shpreh indinjatën më të skajshme lidhur me një vendim të tillë të MASHTI-t. Tekstet shkollore nuk duhen parë si mundësi e rehabilitimit të plagjiatorëve, të cilët nuk përfaqësojnë as kredenciale morale e as akademike. Një vendim i tillë, që nxënësve të klasës së IX ua servon librin e Edukatës Qytetare, bashkautorë të të cilit janë dy plagjiatorë, Bezeraj dhe Dugolli, është qartë skandaloz dhe i papranueshëm. ADMOVERE është thellësisht e tronditur dhe e zhgënjyer me këtë vendim të MASHTI-t dhe fton mekanizmat kompetentë ta rishikojnë sa më shpejtë që është e mundshme. Gjithashtu, ju bëjmë thirrje mësimdhënësve të Edukatës Qytetare, prindërve e nxënësve të klasës së IX, që ta refuzojnë prerazi këtë libër! Ne do të përcjellim nga afër hapat e mëtejmë të MASHTI-it karshi këtij libri, sepse nuk mund të lejojmë që të legjitimohet plagjiatura!/FolDrejt/

Tags: ADMOVEREministria e arsimitPlagjiaturaReagim
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Rusë dhe ukrainas të akuzuar për trafikim droge dalin para gjykatës shqiptare

Lajmi tjetër

Rusia ka sulmuar me një plan të organizuar depot e municioneve të nevojshme për armët e dërguara nga SHBA-ja në Ukrainë

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM