Sivjet, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), bashkë me Ministrinë e Arsimit e Qeverisë së Shqipërisë, kanë do të jetësojnë projektin për Abetaren e përbashkët Kosovë – Shqipëri, shkruan Fol Drejt.
Pikërisht nesër (e enjte), 1 shtator 2022, organizohet ceremonia e përurimit të kësaj abetare, “me të cilën nga ky vit shkollor do të mësojnë të gjithë fëmijët shqiptarë kudo që jetojnë.”
Kështu të paktën ka paralajmëruar MAShTI nëpërmjet një komunikate zyrtare.
“Në këtë ngjarje do të marrin pjesë edhe ministret e Arsimit të Kosovës dhe të Shqipërisë, Arbërie Nagavci dhe Evis Kushi. Ceremonia mbahet në Amfiteatrin e parkut “Ali Podrimja” në Gjakovë, me fillim në ora 10:00” – thuhet në komunikatë./FolDrejt/