Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, është bërë e ditur se MAShTI organizon tryezë diskutimi për draftin e Programit Kombëtar të Shkencës 2023-2028, transmeton Fol Drejt.
“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) organizon tryezë diskutimi për drafin e Programit Kombëtar të Shkencës 2023-2028.
Fjalën hyrëse do ta mbajë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ndërsa fjalë përshëndetëse do të ketë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarja e Këshillit Kombëtar të Shkencës, Myzafere Limani” – thuhet në njoftim.
Tryeza mbahet nesër (e martë), 25 prill 2023, në Amfiteatrin e Madh të ndërtesës së Qeverisë (ish Rilindja), me fillim në orën 14:00./FolDrejt/