Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka njoftuar se sot ora e parë e mësimit, në të gjitha shkollat e Kosovës, do t’i kushtohet 3 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, transmeton Fol Drejt
Është bërë e ditur se në lidhje me këtë, i ka njoftuar me kohë Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe institucionet arsimore.
“MAShTI i ka njoftuar me kohë Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe institucionet arsimore për këtë orë mësimi, e cila ka për qëllim vetëdijësimin e nxënësve në shkollat e Kosovës për Aftësinë e Kufizuar dhe ndërgjegjësimin mbi të drejtat e tyre”, thuhet në njofim./FolDrejt/