Dy persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin e mashtrimit për termine vizash, ku duke u premtuar termine, ata i detyronin njerëzit të paguajnë nga 600 euro.
“Me 31.01.2022 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit duke u premtuar për termin vize i kanë detyruar viktimat meshkuj kosovarë që për çdo rezervim ti japin nga 600€. Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.