Florim Maliqi, pronar i agjencisë “Kosova Tours” në Viti, sqaron për keqpërdorimin e emrit të biznesit të tij.
Maliqi thotë që nuk qëndron pas faqes së rrejshme me emrin e biznesit të tij.
Agjencia e cila përdori të njëjtin emër, mashtroi shumë mërgimtarë dhe qytetarë të Kosovës, për biletat të cilat i paguan dhe nuk i panë më asnjëherë pasi që u zhdukën, njofton Klan Kosova.
Vitiasi thotë që i ka të dhënat e publikuara dhe nuk janë të njëjtat me mashtruesit.
Ai është në dijeni për rastin dhe se ka kërkuar të bëhet denoncim pasi po ja përdorin emrin e agjencisë së tij dhe po ju dëmtohet reputacioni.
Kronikë nga Herolind Ademi.