Pak ndryshime pritet të ketë në masat e reja që do t’i miratojë qeveria kundër COVID-19.
U.D e ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku është takuar sot me përfaqësues të Asociacionit të Komunave të Kosovës me të cilët ka diskutuar masat e reja kundër COVID-19, shkruan lajmi.net.
Drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi, ka thënë se pritet të ketë ndryshime në orarin e lëvizjes dhe orarin e gastronomisë.
Ora policore siç ka bërë të ditur ai pritet të jetë nga 00:00 deri në 05:00, shkruan lajmi.net, përcjell FolDrejt.com.
Ndërkaq, orari i gastronomisë pritet të zgjatet deri në orën 23:00.
Ibrahimi po ashtu tha se ësht propozuar që të hiqet edhe obligimi për maska, mirëpo që i njëjti nuk është marrë parasysh nga u.d e ministres së Shëndetësisë.