Scott McTominay mund të bëhet një nder lojtaret kryesor i ekipit të parë të Manchester United për dekadën tjetër, sipas Nemanja Matic.
Nemanja Matic beson se Scott McTominay ka talent për t’u bërë një “legjendë” në Manchester United.
Pasi u zhvillua si lojtar dhe u be në një komponent kryesor i mesfushës së United që nga futja në skuadrën e parë nën Jose Mourinho në 2016-17, McTominay pësoi një dëmtim të gjurit në fitoren 4-1 ndaj Newcastle United më 26 dhjetor.
Që kur u kthye në aksion muajin e kaluar, mesfushori ka ndihmuar skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer të fitoj 11-lojë rresht në të gjitha garat dhe shënoi golin e dytë në fitoren 2-0 ndaj Manchester City në Old Trafford.
“Unë mendoj se ai do të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për Manchester United në 10 vitet e ardhshme ose më shumë. Ai është lloji i lojtarit dhe personit që gjithmonë dëshironi të keni në ekip”, deklaroj Matiç.