Presidenti italian Sergio Mattarella tha sot në Varshavë se situata e lidhur me fluksin e shtuar të emigrantëve kërkon veprim të koordinuar në nivel të BE-së, sepse vetëm në këtë mënyrë, me masa të përbashkëta, mund të zgjidhet problemi.
“Ne kemi nevojë për një politikë të re azili në mënyrë që të kapërcejmë rregullat e vjetra që tani janë parahistorike,” tha Mattarella pas takimit me presidentin polak Andrzej Duda, raporton ANSA.
Qeveria italiane njoftoi të martën e kaluar se kishte vendosur një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të migracionit, pas një rritje të mprehtë të fluksit të emigrantëve nëpër Detin Mesdhe, transmeton Fol Drejt.