Mbrëmja e maturës është një nga ditët më të veçanta për gjimnazistët, të cilët mbyllin një kapitull të rëndësishëm në jetën e tyre shkollore për të filluar një të ri.
Vitet e fundit në Shqipëri mbrëmja e maturës është kthyer në një event “gala” plotë shkëlqim, me organizime festash madhështore me këngë e valle dhe kostume e fustane të veçanta.
Pas makinave luksoze të maturantëve në Shkodër, disa maturantë nga Peqini zgjodhën të veshin kostume unike, që nuk jemi mësuar t’i shohim në mbrëmjet e maturës.
Një grup të rinjsh u paraqitën në mbrëmjen e maturës të veshur me kostum sheikësh.
Nga fotot e dërguara për redaksinë e abcnews.al duken maturantët që kërcejnë me kostumet arabe.
Kujtojmë se në këtë vit shkollor mbi 34 mijë nxënës mbyllën maturën, për të hyrë në një tjetër cikël të jetës së tyreKujtojmë se në këtë vit shkollor mbi 34 mijë nxënës mbyllën maturën, për të hyrë në një tjetër cikël të jetës së tyre./abcnews.al/