Mauricio Pochettino, i cili pritet të jetë trajneri i Chelseat sezonin e ardhshëm, dëshiron të sjellë argjentinasin Paulo Dybala në Stamford Bridge sezonin e ardhshëm, transmeton Goal, përcjell Fol Drejt.
Kjo vjen nga një raport nga Fichajes, i cili pretendon se klauzola e përfundimit të Dybala prej vetëm 12 milionë euro e bën shumë më të lehtë për Blutë të sjellin ish-lojtarin e Juventusit. /FolDrejt/