Britania dhe India do të fillojnë negociatat për një marrëveshje të plotë të tregtisë së lirë në vjeshtë, tha të martën ministrja britanike e tregtisë Liz Truss.
Truss i tha Sky News se Britania dëshironte që tarifat e Indisë për makinat e importuara dhe uiski të ulen ose hiqen si pjesë e një marrëveshjeje të tillë.
Të hënën, Britania dhe India paraqiten 1 miliard paund (1.39 miliard dollarë) të investimeve të sektorit privat dhe u zotuan të kërkojnë një marrëveshje të tregtisë së lirë përpara bisedimeve midis kryeministrit Boris Johnson dhe udhëheqësit indian Narendra Modi. /FolDrejt/