Janë mbajtur garat e çiklizmit në disiplinën malore në Shkup në kategoritë kadet dhe master, ku Blendi Troc doli i i dyti në kategorinë master, kurse Sami Kaja doli në vendin e parë në kategorinë kadet, njoftoi KBC Dibra – Mountaineering Cycling Club.
“Kryetari i Klubit Blendi Troci dhe antari Sami Kaja përfaqësuan në këto gara duke u kurorzuar Blendi në vendin e dytë në kategorinë master ndërsa Samiu vendin e parë në kategorinë kadet. Jemi krenar me ju dhe urojmë që të keni suksese edhe në sfida të tjera. Urime Blendi kampioni ynë i vjetër por kësaj here urimet më të mëdha janë për kampionin tonë të ri Samiun…”, njofton KBC Dibra – Mountaineering Cycling Club, transmeton Fol Drejt.