Qytetarët grekë sot po shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit për zgjedhjet parlamentare, njofton AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas sondazheve të fundit të opinionit, partia konservatore në pushtet Demokracia e Re pritet të kryesojë, kurse e majta Syriza të radhitet e dyta. Megjithatë, gjasat janë që asnjëra palë nuk do të fitojë një shumicë të plotë.
Një raund i dytë pritet në korrik nëse partitë e zgjedhura të vendit nuk arrijnë të formojnë koalicion.
Rreth 9,8 milionë votues janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhje, nga të cilët gati 400 mijë do të votojnë për herë të parë.
Të drejtë vote do të kenë edhe qytetarët që kanë mbushur moshën 17 vjeç, që llogaritet të jenë 112 mijë.
Tridhjetë e gjashtë parti politike marrin pjesë në zgjedhje.
Sondazhi i parë dalës pritet të publikohet rreth orës 20:00, ndërsa qendrat e votimit do të mbyllen një orë para kësaj./FolDrejt/