Stendat ku u ekspozuan produkte të përzgjedhura që pasqyrojnë kulturën osmano-turke, tërhoqën vëmendjen e vizitorëve të pranishëm
Në kryeqytetin e Japonisë, Tokio, u mbajt “Festivali Türkiye”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Japonezët dhe turqit treguan interes për festivalin e mbajtur në panairin në Yoyogi i cili ndodhet në zonën Shibuya të Tokios.
Stendat ku u ekspozuan produkte të përzgjedhura që pasqyrojnë kulturën osmano-turke, tërhoqën vëmendjen e vizitorëve të pranishëm.
Në festival u paraqitën shembuj nga kuzhina e Anadollit ndërsa u formuan radhë të gjata përpara pikave të shitjes së ushqimeve dhe pijeve.
Gjatë aktivitetit u mbajt një koncert muzikor sufi me solist imamin-predikues të xhamisë së Tokios, Kurra Hafiz Muhammet Rıfat Çınar.
Në ambientet e festivalit i pranishëm me një stendë ishte edhe Instituti Yunus Emre (YEE) në Tokio. /FolDrejt/