Fol Drejt
E enjte, 15 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Mbahet konferenca rajonale për sigurinë kibernetike “Cyber Zero” në Kosovë

1 vit më parë
in KRYESORE
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Organizuar nga Shoqata Kibernetike Shqiptare (ACA), ka nisur në Prishtinë edicioni i tetë i konferencës më të madhe për sigurinë kibernetike dhe privatësinë në Ballkanin Perëndimor “Cyber Zero”.

Rreth 1 mijë pjesëmarrës pritet të marrin pjesë në konferencë, të cilëve do t’u drejtohen rreth 60 folës të shquar nga e gjithë bota, për sigurinë në internet, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.

I ftuar i konferencës ishte edhe ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili është nënshkrues i dokumentit për themelimin e Qendrës Rajonale për luftën kundër krimit kibernetik dhe sigurisë kibernetike, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe folës të tjerë.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Në fjalën e tij hyrëse, ministri Sveçla tha se konferenca të tilla janë të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave në kohën kur teknologjia digjitale po avancon me shpejtësi të madhe, e cila paraqet një sfidë të madhe për sigurinë kombëtare, për stabilitetin e sektorit publiko-privat dhe për sigurinë e qytetarëve të Kosovës

Ai theksoi se Qeveria e Kosovës ka hartuar Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2023/2027 me qëllim të zvogëlimit të rreziqeve.

“Kjo hapësirë kibernetike ka shpërfaqur edhe rreziqet që vijnë nga individë dhe grupe kriminale dhe aktorë shtetërorë me qëllime jo të mira, që kanë për qëllim përfitimin financiar dhe destabilizime për të shtyrë një agjendë të caktuar politike. Vetëm dy muaj më parë, grupe të dyshimta hakerësh rusë sulmuan ofruesin e vetëm të shërbimeve dixhitale për Qeverinë e Suedisë”, tha Sveçla.

Ai kujtoi gjithashtu sulmin e një grupi të dyshuar të sponsorizuar nga Irani ndaj Institutit të Statistikave në Shqipëri, duke dëmtuar të dhënat në kompjuterin dhe serverin e tyre. Ministri kosovar tha se këto sulme si dhe sulmet kibernetike të Rusisë ndaj Ukrainës, para dhe gjatë agresionit rus, tregojnë domosdoshmërinë e investimit në gatishmëri dhe mbrojtje kundër sulmeve të tilla.

Ish-kryeministri malazez Abazoviq kujtoi se vendi i tij përjetoi një sulm të madh kibernetik në gusht 2022, i cili vazhdoi në shtator të të njëjtit vit. Siç tha ai, në atë sulm u transferuan mijëra dokumente nga faqet e ndryshme qeveritare, shumica e agjencive u bllokuan dhe më pas theksoi se Mali i Zi kërkoi ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë në atë kohë.

“Në atë moment tre grupe ekspertësh qëndruan në Mal të Zi, ekspertë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Francës. Jam i bindur se atëherë, në shkallën nga 1 deri në 10, kemi pasur një siguri kibernetike prej një niveli 1 ose 2 ndërsa tani është në nivelin 4 ose 5 dhe ka shumë vend për përmirësim”, tha Abazoviq.

Ai tha se kanë marrë edhe masa të tjera dhe se është krenar që Mali i Zi për herë të parë ka themeluar një institucion rajonal në bashkëpunim me presidentin francez dhe atë slloven, Qendrën Rajonale për Siguri Kibernetike.

Gjatë panelit të diskutimeve në konferencën e këtij viti, ndër të tjera do të diskutohen edhe mbrojtja e infrastrukturës kritike, privatësia dhe siguria, ndikimi i telefonave inteligjentë në dhunën në shkolla, dezinformatat e krijuara nga inteligjenca artificiale, zbulimi i kërcënimeve, mbrojtja e të dhënave, roli i ndërtimit të komuniteteve për sigurinë kibernetike, grupet e Telegramit dhe politika e TikTok.

Në konferencë do të flasë edhe përfaqësuesja e lartë e rrjetit më të përdorur TikTok, Jade Nester, e cila është drejtuese e politikës së të dhënave të jashtme për shqetësimet, shantazhet, kërcënimet dhe ngacmimet në TikTok.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Hapet Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Prishtinë

Lajmi tjetër

Katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga zjarri në një azil pleqsh në Gjermani

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KRYESORE

Flamuri i shpresës

25 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM