Në New York të SHBA-së u mbajt marshimi tradicional i Ditës së Muslimanëve.
Në marshimin që filloi në rajonin Manhattan të New Yorkut morën pjesë muslimanët e shumë kombësive që jetojnë në SHBA, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Pas marshimit u mbajt festivali i pazarit dhe ushqimit.
Po ashtu pjesëmarrësit gjetën mundësinë që të ndjekin performanca muzikore dhe artistike nga shumë kultura.
Dita e Muslimanëve prej 38 vitesh bashkon muslimanët në New York./FolDrejt/