Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 131-të, kësaj radhe në formë elektronike, ku ka marrë një vendim, raporton Fol Drejt.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e radhës, kësaj here në formë elektronike, në të cilën ka miratuar ndarjen e mjeteve financiare për vizitën e delegacionit të Luginës së Preshevës në Uashington DC.”, thuhet në raportin zyrtar të Zyrës së Kryeministrit.
Tutje, aty u tha se me këtë vendim, Qeveria ka aprovuar kërkesën e Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për mbështetje financiare në vlerën prej 39,470.21 dollarë amerikan. /FolDrejt/