Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen në formë elektronike në të cilën ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të vitit 2023.
Me këtë rast, në Programin Legjislativ të këtij viti është shtuar Projektligji për Fondin Sovran, transmeton Fol Drejt.