Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 175-të.
Në këtë mbledhje të mbajtur në formë elektronike, qeveria ka ndarë 7,054,092.00 € për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve “Paga dhe Shtesa” për muajin nëntor 2023.
Qeveria gjithashtu ka miratuar për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, P. Sh IGK “Ballkan”, Njësia Damper, për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. /FolDrejt/