Sot në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë në Prishtinë, u mbajt Seminar njëditor me temën: “Sfidat dhe perspektiva e Prodhimit Bimor”.
Në Seminar morën pjesë përfaqësuesit e MBPZHR-së, Rektoratit të UP-së, profesorë universitar, agronomë, studentë, agrobiznismenë dhe fermerë.
Profesorët e Departamentit të Prodhimit Bimor, përveç prezantimeve të caktuara, të cilat ishin të fokusuara në rrugët agronomike të mundësive të intensifikimin të prodhimit vendor, shprehen gatishmëri që ekonomisë së vendit t’i ofrojnë kapitalin intelektual dhe profesional, në shërbim të avansimit të prodhimtarisë bimore në nivel vendi.
Pas prezantimeve u zhvillua një debat konstruktiv me të pranishmit me përfundime konkrete, me ç’rast u arritën objektivat e parapara.