Në Kosovë, sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2020, 72% e fëmijëve kanë përjetuar dhunë në mjediset familjare.
Po ashtu edhe dhuna në shkolla vazhdon të ketë përmasa shqetësuese, gjë që kërkon një ndërhyrje dhe investim të menjëhershëm në themelimin dhe fuqizimin e shërbimeve të integruara edukative, psikologjike dhe sociale, me qëllim parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve.
Andaj, qëllimi i kësaj tryeze është diskutimi mbi modelet e integrimit të politikave dhe shërbimeve për parandalimin dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve.
Tryeza do të mbahet sot (e Martë) me datë 29 Mars 2022 prej orës 9:30, në “Hotel Prishtina”, Qyteza Pejton, Prishtinë.
Në tryezë do të flasin:
Ardian Gola – Kryetar i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji,
Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport
Arbërie Nagavci – Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe
Inovacionit
Hekuran Murati – Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve
Larissa Bruun –Zyra e UNICEF në Kosovë
Petrit Tahiri – Anëtar i Bordit të KOMF
Eldin Gashi – Nxënës
Ymret Rushiti – Kryetar i Këshillit të Prindërve të Kosovës
Samir Shahini – Kryetar i Kolegjiumit për Arsim – Asociacioni i
Komunave
Blerim Shabani – Kryetar i Lidhjes së Qendrave për Punë Sociale
Nilgyn Kosova – Policia e Kosovës – Njësiti i Policisë në Komunitet/FolDrejt/