Sot është mbajtur takimi i Grupit Punues për adresimin e amendamenteve të Projektligjit për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.
Për këtë njoftoi, ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, përmes një njoftimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Sot në Kuvendin e Kosovës u mbajt takimi i radhës i Grupit Punues për adresimin e amendamenteve të Projektligjit për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë
Në këtë takim, riafirmova qëndrimin e Qeverisë së Kosovës për adresimin e krimeve të luftës dhe nevojën emergjente për themelimin e Institutit, rrjedhimisht dokumentimin e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit të kryer në Kosovë.
Mungesa e fakteve dhe të dhënave të verifikuara nga institucionet e Kosovës lidhur me vrasjet, zhdukjet dhe dëmet e shkaktuara si pasojë e luftës për tash e 24 vite ka privuar viktimat dhe familjarët e tyre nga e drejta për të ditur të vërtetën dhe drejtësi.
Si sponsorizues të Projektligjit për Institutin, Ministria e Drejtësisë do të bashkëpunojë në vazhdimësi me Kuvendin e Kosovës në mënyrë që sa më parë të themelohet dhe funksionalizohet ky Institut”, u shpreh Haxhiu./FolDrejt/