Fol Drejt
E shtunë, 10 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Mbahet takimi i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve në shënimin e 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve

2 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE, LAJME
Koha e leximit: 8 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Zyra e Kreministrit ka njoftuar se sot është mbajtur takimi i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve në shënimin e 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve, raporton Fol Drejt.

“Me qëllim të shënimit të 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka kryesuar takimin e radhës së Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve. Përveç anëtarëve të këtij komiteti, të pranishëm ishin edhe ministrat Arbërie Nagavci, Albulena Haxhiu, Arben Vitia e Elbert Krasniqi, shefja e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, znj. Nona Zicherman, udhëheqësja e KOMF, znj. Donjeta Kelmendi, organizatat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve si dhe vet përfaqësuesit e fëmijëve.”, shkruan në komunikatën e ZK-së.

Duke ritheksuar përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për mirëqenien e fëmijëve, kryeministri Kurti në këtë takim ka deklaruar se investimi në mirëqenien e fëmijëve është gur themeli për shoqëri të drejtë.

Rrjedhimisht, ai tregoi se si Qeveri përmes skemave të mbrojtjes sociale dhe politikave arsimore po largojnë barrierat për zhvillimin dhe arsimimin e fëmijëve. Paralelisht, për të siguruar barazi nga mosha e hershme, po i ndajnë shtesat për 351 mijë fëmijë nën moshën 16 vjeçare. Ndërkaq, tha se është miratuar edhe Ligji për arsimin e fëmijërinë e hershme, ku do të angazhohen 500 asistentë për fëmijë me aftësi të kufizuara e me nevoja të veçanta. Në këtë kuadër, sa i përket shëndetit mendor dhe psiko-social të fëmijëve dhe familjeve të tyre, vetëm në vitin e kaluar, janë trajnuar mbi 200 profesionistë të këtyre shërbimeve.

Sipas kryeministrit janë themeluar e funksionalizuar mekanizma institucional për të drejtat e fëmijëve në nivel qendror dhe lokal, ku deri më tani janë themeluar ekipet për të Drejtat e Fëmijës në 22 komuna dhe janë realizuar aktivitete në 32 komuna nga Zyra për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit, në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Këto Ekipe për të Drejtat e Fëmijëve, Elbert Krasniqi, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, i konsideroi hap të rëndësishëm drejt ndërgjegjësimit, akterëve të rëndësishëm të përfshirë në sigurimin e të drejtave të fëmijëve. Ai shprehu se do të vazhdojnë tutje duke punuar së bashku për të adresuar çështjet dhe problemet me të mëdha që fëmijët tani po përballen.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, gjatë takimit ka shpalosur dhe njoftuar të pranishmit me politikat e kësaj ministrie në edukimin e hershëm, duke theksuar se edukimi në fëmijërinë e hershme mbetet njëra nga prioritetet e Ministrisë dhe Qeverisë, me synimin parësor rritjen e përfshirjes së fëmijëve në edukimin e hershëm dhe ofrimin e mundësive të barabarta për të gjithë fëmijët në të gjitha komunat e Republikës sonë.

Ndërkaq, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është shprehur i lumtur që ishte në këtë tryezë dhe se si Ministri e Shëndetësisë synojnë zhvillimin e shërbimeve cilësore shëndetësore me qasje të lehtë për nëna dhe fëmijë si dhe qasje bashkëkohore që do të rezultojë në përmirësimin e statusit shëndetësor të këtyre grupeve të ndjeshme të popullatës si dhe ngritjen e kualitetit të tyre.

Në takim nuk mungoi as prezenca e fëmijëve, me ç’rast Esra Kërveshi, kryetare e Grupit Avokues të fëmijëve me aftësi të kufizuar, falënderoi kryeministrin Albin Kurti që ndau kohën t’i dëgjojë kërkesat e tyre.

Në fund, kryeministri Albin Kurti kërkoi që të gjitha rekomandimet nga ky takim i sotshëm t’i përkthejmë në veprime të përbashkëta, të institucioneve dhe organizatave partnere vendore e ndërkombëtare, në angazhim të përbashkët me fëmijët. Ndërsa fëmijëve, duke iu uruar përzemërsisht ditën e tyre, 1 Qershorin, i këshilloi që ta ruajnë gjithmonë ndjeshmërinë, kreativitetin dhe kureshtjen që karakterizon moshën e fëmijërisë.

  

Fjala e plotë e Kryeministrit Albin Kurti:

Të nderuar anëtarë të Komitetit Ndërministrorë për të Drejta të Fëmijëve,

Të nderuar ministra të Qeverisë, Nagavci, Haxhiu, Vitia dhe Krasniqi,

E nderuar shefe e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, znj. Nona Zicherman,

E nderuar udhëheqëse e KOMF, znj. Donjeta Kelmendi,

Të nderuar përfaqësues të organizatave për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve,

Të nderuar përfaqësues të fëmijëve,

Të dashur fëmijë,

Zonja dhe zotërinj, të nderuar të pranishëm,

Mirëmëngjes dhe mirë se keni ardhur në Kryeministri.

Jam i lumtur që sot kryesoj takimin e radhës së Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve, për të ritheksuar përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për  mirëqenien e fëmijëve. Investimi në mirëqenien e fëmijëve tanë nuk është vetëm një obligim etik dhe ligjor, është gur themeli për shoqëri të drejtë dhe prosporuese.

Të drejtat e fëmijëve janë parime themelore që kërkojnë përherë angazhimin tonë. Këto të drejta nga konventat dhe traktatet ndërkombëtare, duhet të jenë dëshira në zemra e në qëllime, në mendje e në punë të secilit prej nesh.

Të drejtat e fëmijëve janë edhe përgjegjësi kolektive e gjithë shoqërisë. Andaj, si institucione, organizata, prindër, edukatorë dhe qytetarë, ne duhet të punojmë krah për krah. Duke i bashkuar forcat me dijen, dhe më mirë e më lehtë të bëjmë të mundur jetësimin e të gjitha të drejtave të fëmijëve duke mbrojtur secilin prej tyre.

 

Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për mjedis mbrojtës për fëmijët, me synim rritjen e mirëqenies, përmirësimin e shëndetit dhe cilësisë së arsimit. Përmes skemave të mbrojtjes sociale dhe politikave arsimore, po largojmë barrierat për zhvillimin dhe arsimimin e fëmijëve.  Për barazi nga mosha e hershme,  po i ndajmë shtesat për të gjithë fëmijët nën moshën 16 vjeçare. Deri më tani shtesa po marrin 351 mijë fëmijë. Kemi miratuar Ligjin për arsimin e fëmijërisë së hershme. Po e rrisim qasjen e fëmijëve në edukimin e hershëm dhe po e finalizojmë kurrikulën e re për moshat prej 0-6 vjeç. Po ecim drejt përmbushjes së premtimit tonë për angazhimin e 500 asistentëve të rinj për fëmijë me aftësi të kufizuara e më nevoja të veçanta duke pasur parasysh që një gjë e tillë nuk ka ekzistuar fare më herët. Po angazhohemi gjithashtu edhe për rritje të cilësisë së arsimit, duke e njohur forcën e tij transformuese. Pra, kujdesi dhe dija për atë që kujdesemi dhe sa më të dijshëm ata për të cilët kujdesemi, natyrisht që i’a lehtëson punën të gjitha palëve dhe e përshpejton përparimin. Me qëllim të përmirësimit të qasjes në shërbimet e shëndetit mendor dhe psiko-social për fëmijët dhe familjet, gjatë vitit të kaluar janë trajnuar më shumë se 200 profesionistë.

Kemi themeluar e funksionalizuar mekanizma institucional për të drejtat e fëmijëve në nivel qendror. Zyra për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit,  në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, deri më tani kanë themeluar ekipet për të Drejtat e Fëmijëve në 22 komuna.

 

Është duke u punuar intensivisht në ndërtimin e  sistemit të integruar dhe ndër-institucional të monitorimit dhe vlerësimit të të drejtave të fëmijëve, që do të mundësojë raportimin e automatizuar digjital vjetor edhe në mënyrë të vizualizuar.

Për zbatimin e plotë të obligimeve të cilat rrjedhin nga Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës, në bashkëpunim me organizatat partnere kemi realizuar aktivitete në 32 komuna të Republikës së Kosovës me të gjitha grupet e interesit dhe kategorisë shoqërore, përfshirë zyrtarët institucional, punëtorët social, shëndetësorë, edukatorët, mësimdhënësit, zyrtarët policorë, prindërit, dhe natyrisht vetë fëmijët.

Po ashtu, ka filluar zbatimi i planit dinamik të punës që i dedikohet ngritjes së  kapaciteteve institucionale dhe hartimi i raportit shtetëror për zbatim të Konventës për të Drejtat e Fëmijës. Kësisoj Republika e Kosovës ka marrë përsipër përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare të cilat sigurojnë realizimin e të gjitha të drejtave themelore e të patjetërsueshme për të gjithë fëmijët në Kosovë.

Të nderuar anëtarë të Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve,

 

Rekomandimet nga ky takim i yni i sotëm, le t’i përkthejmë në veprime të përbashkëta, të institucioneve dhe organizatave partnere vendore e ndërkombëtare, në angazhim të përbashkët për fëmijët, me fëmijët, për të tashmen dhe për të ardhmen e tyre. Të punojmë bashkë për një shoqëri që nuk i shpërfillë zërat e fëmijëve, që u ofron mundësi të barabarta dhe që mbron mirëqenien e tyre.

Shumë të dashur fëmijë,

Ruani gjithmonë ndjeshmërinë, kreativitetin dhe kureshtjen që karakterizon moshën e fëmijërisë. Janë shumë të rëndësishme për ju si individë, por edhe të nevojshme për gjithë shoqërinë dhe shtetin tonë.

Ua uroj përzemërsisht Ditën e Fëmijëve, ditën tuaj. Gëzuar 1 Qershori e qofshi të gëzuar gjithmonë, jo vetëm me 1 Qershor! /FolDrejt/

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Aubameyang ka tërhequr interesin e gjigantëve turq Galatasaray

Lajmi tjetër

Hoti për replikat e zyrtarëve me Sekretarin Blinken: Zoti na ruajt, këta nuk dinë çfarë bëjnë

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM