Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se sot është mbajtur takimi i njësive të FSK-së për koordinimin rreth implementimin të konceptit “Edukim për Siguri”, i cili do jetë pjesë e kurrikulës shkollore si Pilot-Projekt në shtatë regjione, shkruan Fol Drejt.
“Sot u mbajt takimi i njësive të FSK-së për koordinimin rreth implementimin të konceptit “Edukim për Siguri” që do jetë pjesë e kurrikulës shkollore si Pilot-Projekt në shtatë regjione, me qëllim të përgatitjes dhe edukimit të të rinjve të Republikës së Kosovës për aftësitë dhe shkathtësitë bazë mbrojtëse si dhe përfitimin e njohurive rreth fushës së sigurisë dhe reagimit në rast emergjencash civile.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj tha se implementimi i këtij pilot-projekti do të mundësoj që brezat e rinj pandashëm nga formimi i tyre arsimor të kultivojnë edhe ndjenjat e përkatësisë atdhetare të shërbimit ndaj vendit e kauzave që vërtetë kanë rëndësi.
Ministri shtoi se FSK është Forca e popullit, dhe të rinjtë e tashmja dhe e ardhmja këtij vendi. /FolDrejt/