Sot është mbajtur takimi i parë i Grupit Punues për plotësim ndryshimin e Rregullores për Institutin e Mjekësisë Ligjore, raporton Fol Drejt.
“Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, sot ka marrë pjesë në takimin e parë të Grupit Punues për plotësim ndryshimin e Rregullores për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Në fjalën e tij, zëvendësministri Sallahu theksoi përkushtimin e kabinetit për të bërë plotësim ndryshimin e kësaj rregullore, që sipas tij ka për qëllim rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të punës brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore.”, shkruan n[ komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë.
Tutje zëvendësministri Sallahu ka thënë se plotësim ndryshimi i Rregullores për IML-në do të bëhet komfor legjislacionit në fuqi dhe standardeve ndërkombëtare.
Zëvendësministri Sallahu ka falënderuar përfaqësuesit nga BE-ja dhe nga IPA për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ofruar për Ministrinë e Drejtësisë, përfshirë këtu edhe në plotësimin e ndryshimit të Rregullores për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e IML-së. /FolDrejt/