Ka nisur puna e grupit punues për hartimin e projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Noterinë.
Në takimin e parë të mbajtur, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka përshëndetur nisjen e punës së këtij grupi punues, teksa falenderoi pjesëmarrësit e sidomos Odën Federale të Noterëve në Gjermani për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në avancim të kornizës ligjore të sistemit të noterisë së Kosovës.
Haxhiu tutje ka theksuar nevojën që korniza ligjore të jetë e përshtatshme dhe t’iu mundësojë qytetarëve qasje sa më të lehtë në shërbime noteriale.
“Në ligjin aktual për noterinë, janë identifikuar në praktikë vështirësi që ndërlidhen me çështje të ndryshme të sistemit të noterisë që përfshijnë kushtet për ushtrimit e detyrës së noterit, kushtet dhe organizimin e provimit për noterinë, territorin zyrtar dhe shërbimet noteriale elektronike”, ka thënë Haxhiu./FolDrejt/